Pacolli: Thaçi më tha se në aktakuzë ka emra dhe vende që nuk ekzistojnë
Kreu i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli tha se ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Sipas tij Thaçi, Veseli dhe Selimi nuk kanë pse i nënshtrohen jetës së paraburgimit për aq kohë sa asnjë akuzë nuk qëndron. Kreu i AKR-së zbuloi për Euronews Albania se Thaçi kishte thënë që në aktakuzë kishte hasur emra dhe vende që as nuk dinte të kishin ekzistuar.
Sipas Pacollit kjo është provë e qartë se aktakuzat janë më shumë të fabrikuara nga njëra palë dhe të paverifikuara.
“U gëzova shumë që shkova aty dhe ishte një ndjenjë e bukur të qëndroje me ta, por pak u mërzita kur i lash në fund,” – u shpreh ai ndërsa theksoi se beson në kthimin e tyre ballëlartë.
Në bisedën me Pacollin ish-krerët e UÇK-së kishin shprehur dëshirën e tyre për vijimin e procesit të dialogut pavarësisht forcës politike që e çonte para këtë proces.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
- 16:30 Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
- 16:21 Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:19 Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet