Padia e ish-kryepolicit të Shkodrës ndaj Bardhit, SPAK kërkon të shpallet fajtor
Në procesin që po mbahet në gjykatën e Posaçme për deputetin Demokrat i paditur për shpifje nga ish-drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sula, Prokuroria e Posaçme kërkoi që Bardhi të shpallet fajtor.
Nga ana tjetër avokatët e Bardhit i thanë gjykatës se klienti i tyre është i pafajshëm, me argumentin se deklarimet në parlament janë bërë në cilësinë e deputetit dhe në interes të opinionin publik.
Tashmë gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për të dhënë vendimin.
E gjithë çështja nisi më 12 shtator 2024 kur Gazmend Bardhi gjatë një interpelance në Kuvend, bazuar në disa materiale të referuara nga SPAK, kishte deklaruar se Edmond Sula ishte një person i emëruar nga grupet e strukturuara kriminale dhe i shërbente këtyre grupeve.
Nga ana tjetër, lidhur me këto akuza të Bardhit, pala mbrojtëse e Sulës ka theksuar më parë se bisedat dhe materialet e përmendura nga Bardhi i përkisnin periudhës 2019-2020, tri vite para se Sula të emërohej në detyrën e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara