Padia ndaj ambasadorit Soreca, BE: Fushatë kundër delegacionit në Shqipëri, akuza të pabaza
Bashkimi Evropian reagoi sot pas padisë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar bëri në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë.
Nëpërmjet zëdhënësit, Peter Stano, BE deklaron se akuzat ndaj ambasadorit Luigi Soreca janë të pabaza. Gjithashtu, Stano shprehet se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri.
“Ambasadori Soreca, ka mbështetjen dhe besimin e plotë dhe të patundur të drejtuesve të lartë të Komisionit Evropian dhe EEAS-së për punën e madhe që po bën në terren në interes të BE-së, marrëdhënieve BE-Shqipëri dhe në interes të popullit shqiptar,” – tha Stano.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ngriti pretendime ndaj ambasadorit Soreca ditën e seancës për çështjen e teatrit në Gjykatën Kushtetuese. Ata patën kërkuar shpjegime për një takim që Soreca pati kryer me kryetaren e Gjykatës, Vitore Tusha, pasi hodhën dyshime se ai është munduar të ndikojë në gjykim.
Delegacioni Europian i ka konsideruar si shpifje këto pretendime të aleancës për temën e diskutimit dhe nëpërmjet një postimi në Twitter, sqaroi se deklarata e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk është e bazuar në të dhëna të vërteta dhe se gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim në lidhje me çështjen e hapur në gjykatë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër