Paga e premtuar, sipërmarrësit rrezikojnë falimentimin, shpenzimet tepër të larta
Flauers Çaku pas 40 ditësh është rikthyer në biznesin e tij të vogël në pedonalen e qytetit të Shkodrës. Ai shprehet se ka marrë pagën minimale të premtuar nga shteti, por kjo nuk i mjafton në situatën ku ai ndodhet.
“Më është miratuar paga e ndihmesës. I kemi marrë dhe ka kaluar me të gjithë procedurat në bankë. Është një pagë më shumë ndihmës për punëtorët e mi se sa për mua si biznes dhe si titullar i këtij biznesi, sepse shpenzimet janë shumë të larta në krahasim me atë pagë”, tha ai.
Ardhja e turistëve gjatë këtyre muajve është burimi kryesor i të ardhurave për xhiron e këtij biznesi e në mungesë të tyre këto biznese rrezikojnë falimentimin.
“Baret e restorantet do të jenë të fundit biznese që do të hapen. Kjo është shumë problematike. Shpenzimet mujore i kemi shumë të larta dhe rrezikojmë falimentimin”, shtoi zoti Çaku.
Biznesi i vogël është një nga kategoritë më të dëmtuara nga COVID-19 . Pavarësisht ndihmës së dhënë nga qeveria shqiptare me “pagën e premtuar” situata mbetet shumë problematike.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës