Pagat tona mbulohen vetëm 10 muaj nga shteti, thotë pedagogu
Pagat e pedagogëve mbulohen vetëm 10 muaj të vitit nga shteti.
Kjo ishte deklarata e pedagogut Llesh Lleshaj për Euronews Albania, duke nënvizuar se në Shqipëri as pagat vjetore të një mësimdhënësi në universitet nuk mbulohen të plota.
“Sipas fondeve ose grantit që merr nga qeveria, universitetet marrin pjesën për të mbuluar pagat. E vërteta është që mbulon deri në 10 muaj të pjesës së pagave të pedagogëve, që do të thotë se në publik dalim dy muaj privat,” – u shpreh ai.
Lleshaj sqaroi se dy muajt e mbetur paguhen nga tarifat e studentëve, të cilët paguajnë edhe për shpenzime të tjera infrastrukturore ose investuese.
Edhe pse qeveria ka premtuar se do të ketë një rritje page, përsëri ata nuk janë të kënaqur.
Sindikata bëri me dije se duke filluar nga sot, pedagogët do të protestojnë çdo ditë para fakulteteve për rreth dy orë. Protestat e tyre do të fillojnë nga ora 10:00 deri në 12:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit