Pagërrjedhja, Adriatik Lapaj: Absurditet me diferencën e pagave mes një mjeku dhe një shoferi

27 Dhjetor 2021 | 21:41

Adriatik Lapaj, avokat, thotë se publikimi i të dhënave personale duhet të ishte parandaluar me masa sigurie.

“Shteti kur merr përsipër të dhënat tona, para se t’i mbledhë duhet të ketë kasafortën. AKSH në fakt është bank, jo parash por të dhënash”, tha ai,

Sipas avokatit që deri tani janë publikuar të dhënat për rrogat dhe targat, por mund të publikohen të dhëna të tjera që mund të vënë në rrezik jetë njerëzish.

“Nëse na thyhet sistemi në një pikë, probabiliteti është që të thyer në të gjitha pikat. Mund të dalin emrat e bashkëpunëtorëve të drejtësisë apo e të infiltruarve”, shtoi Lapaj.

Duke analizuar të dhënat e publikuara për pagat, avokati tha se ka një diferencë absurde mes punonjësve. Sipas tij niveli i pagave në disa shoqëri aksionere dhe administratën publike nuk ka logjikë të ekonomisë së tregut.

“Shoh disa të dhëna që janë të tmerrshme. Kjo databazë tregon se entet publike kanë rroga që shkojnë tej logjikës së ekonomisë si kjo e jona. Nuk ka logjikë që një mjet ta paguajmë 70 deri në 100 mijë lekë dhe një shofer të një sh.a Fondi Shqiptar i Zhvillimit ta paguajmë 1.6 milionë lekë të vjetra”, tha ai.

Ai theksoi se nga ky skandal duhen nxjerr mësime pasi ka shpërdorim të parave publike. Lapaj tha se sektorë bazë të zhvillimit të shtetit siç është arsimi ka diferencë të madhe me sektorë që nuk kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit.

“Ne kemi disproporcion të pagave, nuk mundet që sanitarja e një institucioni të ketë rrogë më të lartë se infermierja e institucionet. Unë pashë disa raste të tilla. Ka një nonsens logjik”, tha Lapaj.

Avokati tha se ka një diferencë të madhe mes punonjësve të administratës publike dhe punonjësve të sh.a të institucioneve publike si OSHEE, Ujësjellës apo institucionet të tjera dhe kjo ndodh për shkak se të punësuarit i zgjedh titullari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026