Pagërrjedhja, avokati Bilali: Përveç punonjësve mban përgjegjësi drejtuesi i institucionit nga dolën listat
Avokati Elis Bilali tha për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se pagërrjedhja ka cenuar rëndë të drejtën e jetës private të çdo individi.
“Numri personal i identifikimit duhet të jetë i fshehtë. Mbrojtja duhet të jepet nga institucionet. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale është në kompetencë të komisionerit, të monitorojë të gjithë procesin marrjes dhe ruajtjes të të dhënave personale”, tha ai.
Avokati nënvizoi se me rastin konkret kemi të bëjmë edhe me konsumim të veprës penale.
Ai theksoi se për pagërrjedhjen mban përgjegjësi edhe drejtuesi i institucionit nga kanë dalë këto të dhëna sensitive.
“Nuk dihet ende se nga kanë dalë këto të dhëna. Ligji i ka dhënë drejtuesit disa kompetenca për ruajtjen e të dhënave personale. Mban përgjegjësi administrative dhe penale drejtuesit i institucionit nga i cili ka rrjedhur informacioni”, u shpreh ai, teksa shtoi se përgjegjësi mbajnë edhe punonjësit e këtij institucioni.
Sipas tij, institucionet shqiptare nuk kanë personel të trajnuar për përpunimin e të dhënave personale.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 17:07 Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë
- 16:53 Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
- 16:49 Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës
- 16:44 Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit
- 16:34 Sulmi ajror i SHBA-së kundër Iranit, ushtria amerikane publikon videon (VIDEO)
- 16:30 Tjetër tërmet i fortë, lëkundjet ‘shkundin’ Afganistanin dhe Pakistanin