Pagesa nga xhepi në shëndetësi, OBSH: Shqiptarët paguajnë për ilaçe
Shqiptarët mbajnë rekord në Europë për sa i takon pagesave që duhet të bëjnë nga xhepi për shëndetësinë, që arrin në masën e 59.7%.
Drejtuesi në detyrë i zyrës së OBSH në Tiranë, Gazmend Bejtja vë në dukje se këto para shpenzohen për ilaçe, ndaj dhe përcolli rekomandimin e dikasterit më të lartë shëndetësor për rritje të financimit publik.
“Në vendet me të ardhura të mesme të ulëta shpenzime nga xhepi i zënë medikamentet dhe këtu bën pjesë dhe Shqipëria. Sa më shumë të shtohet financimi publik për shëndetësinë aq më të pakta janë shpenzimet nga xhepi, aq më të pakat janë shpenzimet rrënues për ekonomitë familjare.. Në Shqipëri jemi diku tek 3,3% i GDP, cili është më i ulët se mesatarja e BE dhe rekomandimi I OBSH është të shkojë të paktën 4,5% e GDP të jetë financim publik dhe kjo reflektohet në uljen e shpenzimeve nga xhepi”, tha Bejtja.
Rekomandimi erdhi gjatë konferencës “Rikonceptimi i kujdesit shëndetësor – Vizion për një Shqipëri më të Shëndetshme”, organizuar nga shoqata shqiptare e përfaqësuesve farmaceutikë dhe që pjesë e së cilës ishte dhe ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu, e cila kërkoi bashkëpunim dhe të mos politizohet sëmundja.
“Jemi bashkë kur vjen puna tek sëmundja, jemi bashkë dhe e kemi ndjerë veten si partner sa herë kemi pasur problematika për të furnizuar spitalet tona, strukturat shëndetësore me medikamente jetësore”, u shpreh Koçiu.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e pacientëve vunë theksin tek trajtimi për të cilin kërkuan të jetë inovativë dhe bazuar në protokolle rigoroze.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona