Pagesat me kartë u rritën gjatë verës, bizneset pranuan 6.8 mln veprime
Pagesat me kartë janë rritur me ritme të larta edhe në tremujorin e tretë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ne periudhën korrik-shtator u kryen 6.8 milionë pagesa me kartë, me rritje vjetore 36%. Ndërkohë, vlera e përgjithshme e pagesave më kartë për këtë tremujor arriti në 33 miliardë lekë, që reflekton një shtesë në nivelin 55%.
Për të gjithë 9-mujorin, numri total i pagesave me kartë arriti në pothuajse 19.4 milionë, duke kapur vlerën 45 mld lekë.
Pagesat me kartë janë në nivelet më të larta historike. Madje, për herë të parë këtë vit, numri i pagesave me kartë në pikat elektronike të shitjes ka kaluar numrin e tërheqjeve të parasë cash nga bankomatet.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 9-mujorin 2025 pagesat me kartë përbënin 51% të numrit të përgjithshëm të veprimeve, ndërsa tërheqjet cash nga ATM-të më pak se 43% të tyre.
Megjithatë, tërheqjet cash vazhdojnë të dominojnë në vlerë, me 65% të totalit, ndërsa pagesat me kartë në terminale POS për 9-mujorin përbëjnë 17% të vlerës totale të tyre.
Rritja e kërkesës së tregut për pagesa me kartë po shoqërohet edhe me shtimin e vazhdueshëm të numrit të bizneseve që pranojnë pagesa të tilla. Numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të tremujorit të tretë të këtij viti arriti 29 260.
LEXONI GJITHASHTU:
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti