Pak shqiptarë bënë pushime, Ened Mato: Shkak pandemia, krijoi vazhdimësi të pasigurisë

30 Shtator 2021 | 21:15

Aktivisti mjedisor, Ened Mato, është i mendimit se vazhdimësia e pasigurisë prej pandemisë krijoi trysni psikologjike dhe ekonomike për të mos bërë pushime këtë vit.

Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Mato, i cili drejton një kamping në jug të vendit, tha se përveç të moshuarve, që janë prekur nga efektet e pandemisë, për të mos bërë pushime janë ndikuar edhe të rinjtë. Ai tha se kjo ka ardhur ngaqë përgjithësisht të rinjtë në Shqipëri janë të papunë dhe varen nga të ardhurat familjare.

“Nëse vitin e shkuar njerëzit [kur bënë pushime] menduan hajd se e kaluam [pandeminë], sivjet u krijua një trysni dhe depresion edhe më i madh se kur do t’i vijë fundi kësaj pune,” – tha Mato si tregues stresi që bllokoi turizmin.

Mato tha se në kampingun e tij kishte të rinj që edhe ankoheshin për situatën, duke theksuar se “ishte më keq edhe se vjet”. Ai e konsideroi këtë si rrjedhojë psikologjike të pandemisë që ka ndikuar ndjeshëm te turizmi.

“Njerëzit nuk ndihen të gatshëm të sakrifikojnë kursimet e fundit për pushime në një situatë pasigurie shëndetësore ku duhen rreth 10 mijë euro për të dalë nga një situatë jo e mirë-shëndetësore, t’i themi gjërat drejtë,” – vijoi Mato.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025