“Pakistani mund të ndezë botën”, eksperti: Izraeli po sulmon këdo që ka armë
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Floriar Arapi ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania ku ka analizuar konfliktin e ndodhur mes Izraelit dhe Iranit të cilat tashmë prej katër ditësh po vijojnë me sulmet kundër njëra-tjetrës.
Arapi tha gjithashtu se një arsye se përse Izraeli sulmoi Iranin lidhet edhe me gjyqin e Netanjahut, i cili duke e çuar vëmendjen diku tjetër arrin të konsolidojë pushtetin personal e të shpëtojë nga burgu.
Gjithashtu sipas ekspertit Pakistani është një tjetër shtet mund të bëjë që konfliktet në botë të përshkallëzohen.
“Është një pikë shumë e rëndësishme. Një shtet tjetër mund të ndezë të gjithë botën, Pakistani. Izraeli ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme Pakistanin që në kohën e Margaret Theçer. I ka kërkuar asaj që të ndalojë programin bërthamor të Pakistanit dhe ka suportuar në krahun tjetër, programin bërthamor të Indisë. Izraeli gjithashtu akuzohet nga Pakistani se ka vrarë shkencëtarë nëpërmjet shërbimit sekret dhe duke ngritur një rrjet të madh spiunazhi në Pakistan për të sabotuar këtë program bërthamor të Pakistanit. Sipas Izraelit, Pakistani dhe vende të tjera janë shtete radikale islamike e nuk duhet të kenë armë bërthamore, vetë Izraeli ka armë bërthamore”.
I pyetur nëse do të ishte kërcënim që Irani të kishte armë bërthamore, Arapi u përgjigj:
“Absolutisht që është kërcënim. Por deri më tani kërcënimi më i madh i rajonit, i stabilitetit, i sigurisë së rajonit është Izraeli. Po kryen gjenocidin më të pashembullt e më të dokumentuar në Gaza dhe në Bregun Perëndimor. Izraeli është duke u kthyer në një kërcënim absolut për rajonin”.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh