Palermo| “Jo veç mafie”, gazetarja e Euronews bën qytetin të flasë shqip
Siç dhe është bërë e njohur prej disa muajve, Ilnisa Agolli tashmë i është bashkuar gjigandit mediatik Euronews me qendër Shqipërinë.
Ajo që ngjalli jo pak kuriozitet në shtypin e shkruar këtë muaj, ishte roli i saj në përballjen e kësaj sfide të re. Qoftë për të bashkuar shqiptarët e shpërndarë në çdo cep të globit, po aq sa për t’i treguar botës se ngjarjet e mëdha në rrotën e historisë mund të rrëfehen edhe nga gazetarë që vijnë nga një vend i vogël si ky i yni.
Agolli, pas një rrugëtimi të gjatë nëpër fshatrat e Shqipërisë si dhe vendeve të Ballkanit, rikthehet me këtë projekt që kapërcen kufijtë. Kufij jo vetëm gjeografik por edhe ato të kulturave, mendimeve, botëkuptimeve njerëzore.
Në një realitet si i yni ku kapërcimi i sinoreve dikur ishte një ëndërr e frikur apo një mëkat vdekjeprurës, sot kufijtë kanë një tjetër kuptim.
E për ta njohur këtë, Agolli ka nisur një mision i cili nuk sjell veç panoramën e një tjetër bote nga e jona, por na bën të kuptojmë dhe reflektojmë.
Agolli ka vizituar së fundmi Palermon ku nën optikën e saj do shohim anën tjetër të këtij qyteti që dikur të ngjallte ankth kur e kujtoje për shkak të historisë, ndërsa pas këtij dokumentari tundimi për ta vizituar bëhet akoma edhe më i madh.
Euronews zbulon sekretet e Palermos, qytetit që vret me këngë. Keni dëgjuar shumë për Palermon, keni njohur historinë e Giovani Falcones, jeni intriguar me bëmat e mafies por ama ende nuk e njihni realitetin tjetër. Atë të një qyteti që zgjohet me adrenalinë dhe fle me kureshtjen se çdo të ndodhë nesër.
Cila është e vërteta Palermos?
Video e plotë:
VIDEO/ Mostari, qyteti më i bukur në Hercegovinë që po çmend turistët
Kryebashkiaku i Selanikut: Gjyshja e nënës time është greke, por ka lindur në Korçë
Video/ Roma, vendpritja e shqiptarëve që investuan ëndrrat e tyre
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale