Pallatë 7-katësh pa leje dhe kate shtesë, mbyllen hetimet për biznesmenin e njohur
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq biznesmenin Julian Morina, i njohur për aktivitetin e tij në fushën e ndërtimit, përmes kompanisë që ai drejton, “Xheluks Construksion”. Biznesmeni akuzohet nga Prokuroria për “Ndërtimit të Paligjshëm”.
Hetimet për këtë çështje, të cilat përfshinë periudhën 2021-2024, kanë zbuluar se shoqëria “Xheluks Construksion” ka tejkaluar lejet e ndërtimit për disa projekte. Gjatë hetimeve, është provuar se në Liqenin e Thatë, në Farkë, kompania kishte marrë leje për ndërtimin e një objekti 6-katësh me dy dhe tre kate nëntokë, por ka shtuar pa leje një sipërfaqe ndërtimi prej 2,500 m².
Po ashtu, është konstatuar nga prokuroria një objekt i ri, 7-katësh me dy kate nëntokë dhe një sipërfaqe prej 4,622 m², i ndërtuar pa leje. Në të njëjtën zonë, shoqëria ka tejkaluar edhe lejet për godina të tjera, duke krijuar një shtesë volumesh dhe sipërfaqesh deri në 3,065.8 m².
Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar shtesa të tjera të paautorizuara ndërtimi në një objekt në Rrugën e Elbasanit, ku shoqëria ka shtuar një sipërfaqe prej 5,866.88 m² në një godinë banimi dhe shërbimi.
Pas përfundimit të hetimeve, prokuroria ka vlerësuar se Julian Morina dhe shoqëria “Xheluks Construksion” shpk duhet të përgjigjen për tejkalimin e lejeve të ndërtimit, duke krijuar një sipërfaqe totale të paautorizuar prej 15,974.88 m². Hetimet kanë provuar se janë konsumuar elementët e veprës penale të “Ndërtimit pa leje”, siç parashikohet nga Kodi Penal.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)