‘Pallate’, Drejtori i Portit të Durrësit replika në Now: S’do zhvillohemi me çadra

17 Nëntor 2022 | 21:44

Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu deklaroi se zhvillimi i portit nuk mund të konceptohet me çadra, duke iu përgjigjur kështu kritikëve të cilët thonë se në projektin e ri do të ketë shumë hotele dhe apartamente.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Vengu nënvizoi se me projektin e ri, porti do jetë edhe më i mirë.

“Toka nuk po falet, toka nuk falet as nuk shitet. Nuk jemi një shtet që bëjmë ankand pronash. Zhvillohen ndërtime, zhvillohet infrastruktura. 80 mijë metra katror kthehen në formën e parqeve dhe zonave të gjelbërta që Durrësi nuk i ka.

Do zhvillohet, nuk i kalohet privatit pafund. Po e bëni një gjë tani sikur aty, pallate, pallate, pallate. Si e logjikoni zhvillimin e një zone urbane, me çadra? Do e kemi portin edhe më të mirë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026