Pallati i Kulturës në Maliq i shkatërruar, asnjë masë prej 6 vitesh
Në vitin 2016, Pallati i Kulturës “Dhimitër Orgocka” në Maliq u përfshi nga flakët dhe sot e kësaj dite, ende nuk është vënë dorë për rikonstruksionin e saj.
Drejtori i Pallatit të Kulturës në këtë qytet, Festim Tomorri tha për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania” se ka një projekt të vitit 2017, por ende nuk është vepruar nga institucionet përkatëse.
“Ne kemi kontaktuar me Ministrinë e Kulturës. Kemi një projekt të vitit 2017 nga një studio por kjo nuk varet nga ministria, varet nga Kryeministria dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Që nga viti 2017, kemi pasur vetëm fjalë dhe jo vepra”, tha ai.
Tomorri bëri me dije se bashkia e Maliqit vuri në dispozicion një fond prej 50 milion lekësh të reja, por për shkak të rritjes së çmimit të materialeve, fondi do të rishikohet.
Ai shpreson se të paktën këtë vit do të kryhet restaurimi i çatisë me fondin e bashkisë.
LEXONI GJITHASHTU
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve