“Pallati ynë i sportit i kohës se Petrit Dumes”, Fidel Ylli i rendit kërkesat Ramës

23 Gusht 2022 | 12:20

Presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli kërkoi nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria më shumë investime në sport pasi siç tha është një investim që do ti kthehet pas shtetit në shumë pak kohë.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë në nder të kampiones Luiza Gega, Ylli tha se urgjente është ndërtimi i një pallati të ri sporti por edhe terreneve sportive dhe qendrave olimpike në të gjithë Shqipërinë.

“Kemi nevojë edhe për një pallat sporti, se ai që kemi është i kohës së Petrit Dumes. Nuk mund të rrimë me atë pallat, duhen qendra olimpike, fusha dhe terrene sportive në të gjithë Shqipërinë dhe do shikoni në fund të vitit tjetër çfarë efekti do kenë ekipet në shkolla ku po instalojmë kamera në çdo palestër de do jemi live. Do t’i tregojmë opinionit publik dhe Komitetit Olimpik se Shqipëria ka bërë reforma. Para dy ditësh komiteti olimpik ka marrë dy projekte nga Komisioni Europian”, tha Ylli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin

Në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u mblodh Komisioni Teknik Këshillimor për masat ndaj sezonit të zjarreve ku u analizua situata e krijuar nga temperaturat...
18:05 | 07/07/2026

Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë

Mungesa e aktiviteti fizik dhe jeta sedentare shpesh shihen si shkaqet kryesore te rritjes së sëmundshmërisë. Raporti i fundit i INSTAT nxorri në pah se...
17:56 | 07/07/2026

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja...
16:36 | 07/07/2026