Palmat rrezik për qytetarët në Durrës, stuhitë e erës rrëzojnë pemët
Sa herë ka stuhi, palmat në Durrës u rrezikojnë jetën qytetarëve. Dy ditë më parë, një prej tyre u këput në lagjen nr.13 si rezultat i erës së fortë.
Stuhitë e ditëve të fundit, rikthyen edhe njëherë frikën tek qytetarët. Ata thonë se qytetit nuk i duhen kjo pemë, tipike për vendet ekzotike.
“Jo, jo. Era e fortë i rrëzon palmat. Palma mund të jetë në vende më të ngrohta, por s’është e përshtatshme për klimën e Durrësit. Janë si hunj gardhi këtu, prishin të gjithë ambientin. Janë rritur janë bërë kot më kot”, shprehen disa të moshuar.
Për durrsakët, ato nuk vlejnë as për në verë.
“S’del dot në diell se të bie në kokë. Jep lagështirë të madh kjo, edhe në dimër edhe në pranverë. Këto janë shumë të larta, hije nuk bëjnë dhe ndonjë jetë të gjatë nuk kanë”, thanë ata.
Në tre vitet e fundit, palmat në Durrës janë bërë shpeshherë subjekt lajmesh duke zënë poshtë kalimtarë të rastit.
LEXONI GJITHASHTU
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’