Pse hapen portat e HEC-eve? Përgjigjet drejtori i KESH
Drejtori i KESH, Ergys Verdho tregoi në një intervistë për Euronews Albania se përse duhen hapur portat e HEC-eve.
Ai tregoi se vendimet merren përmes komisioneve dhe sekretariateve të posaçme në mënyrë që asnjë metër ujë kub të mos ikë dëm.
“Sot që po flasim, nga e hëna e kaluar agregatet janë të ndezura 24 orë, pra agregatet e Komanit dhe Vaut të Dejës që janë 4 në Koman dhe 5 në Vaun e Dejës me një prodhim maksimal. Kemi ndaluar Fierzën për shkak se duhet të ulim kuotat e liqenit të Komanit dhe Fierzës për të absorbuar gjithë sasinë e nevojshme që do të vinte gjatë eventit dhe maksimalisht sot po prodhojmë dhe po eksportojmë,” – sqaroi Verdho.
Ai shtoi gjithashtu se aktualisht Shqipëria ka surpluse dhe në rajon surpluset përkthehen në kërkesë të pakët dhe në prodhim të shumtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar