Përmbytjet në Shkodër, Rama bën krahasimin me vitin 2010: Faktet flasin qartë
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mediat në lidhje me raportimin për përmbytjet në qarkun e Shkodrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se në vitin 2010, kur e djathta ishte në pushtet, sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ishte 14.2 ha, 2580 banesa kanë qenë me prezencë uji dhe 12,145 persona u evakuuan.
Ndërsa, sipas raporteve të bashkisë Shkodër për përmbytjet në ditët e fundit, sipërfaqja e përmbytur është 1685 ha dhe 99 janë evakuuar.
“Ja se ç’i bëjnë opinionit kamerat me objektiv të ngushtë e gjuhët me llapje të gjerë, gjithnjë për të njëjtin qëllim, nxitjen e urrejtjes, teksa faktet nga i njëjti burim, bashkia Shkodër(!), flasin më qartë se s’ka për të vërtetën e përmbysur prej korit të injorancës e ligësisë!”, shkroi Rama në Twitter.
Ja se ç’i bëjnë opinionit kamerat me objektiv të ngushtë e gjuhët me llapje të gjerë, gjithnjë për të njëjtin qëllim, nxitjen e urrejtjes, teksa faktet nga i njëjti burim, bashkia Shkodër(!), flasin më qartë se s’ka për të vërtetën e përmbysur prej korit të injorancës e ligësisë! pic.twitter.com/S4DQwIYgcr
— Edi Rama (@ediramaal) November 22, 2022
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar