Pamje apokaliptike nga përmbytjet në Spanjë, shkon në 140 numri i viktimave

31 Tetor 2024 | 15:48

Rëndohet bilanci i viktimave si pasojë e përmbytjeve katastrofike që kanë përfshirë Spanjën lindore dhe jugore.

Autoritetet raportojnë për mbi 140 të vdekur, bilanc i cili pritet të rëndohet me kalimin e orëve.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar pasoja katastrofike duke shkatërruar banesa dhe rrugë.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë e breshërit kanë shkaktuar përmbytjen fatkeqësinë më të madhe natyrore që ka goditur vendin në dekadat e fundit.

Shërbimet e urgjencës në rajonin lindor të Valencias konfirmuan një numër të vdekjeve prej 70 personash. Shumë prej banorëve janë shprehur se u është dukur sikur u prekën nga një tsunami.

Përrenjtë me baltë përmbysën me shpejtësi të madhe automjetet në rrugë, ndërsa mbeturinat dhe sendet shtëpiake rrotulloheshin në ujë. Policia dhe shërbimet e shpëtimit përdorën helikopterët për të evakuuar njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe gomone për të arritur tek shoferët e bllokuar mbi makinat.

Qeveria qendrore ka ngritur një komitet krizash dhe më shumë se 1600 ushtarë nga njësitë e reagimit ndaj emergjencave të Spanjës janë shpërndarë në zonat e shkatërruara.

Kryeministri i vendit, Pedro Sanchez, ka shpallur tri ditë zie, ndërsa kushtet e këqija të motit do të vijojnë të godasin vendin. Bashkimi Europian dhe shumë shtete janë gati të dërgojnë ndihmat e tyre.

Sipas ekspertëve, të gjitha këto ngjarje ekstreme janë pasojë e ngrohjes globale dhe do të bëhen edhe më të shpeshta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së

Zyrtarët ukrainas thanë se Kievi ka përjetuar një sulm të madh rus, ndërsa raketat balistike kanë rënë mbi disa lagje, duke shkaktuar shpërthime. Duke shkruar...
08:15 | 16/07/2026

SHBA vendos tarifa për importet braziliane

SHBA-të vendosën të mërkurën tarifa prej 25% për disa importe nga Brazili, pas një hetimi që zbuloi se vendi i Amerikës së Jugut ishte i...
08:14 | 16/07/2026

Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)

Cilësia e ajrit në Toronto u rendit si më e keqja midis qyteteve të mëdha në mbarë botën të mërkurën, ndërsa tymi nga zjarret në...
08:10 | 16/07/2026