Pamje me dron nga Kryegjyshata, ja ku mund të ndërtohet shteti i ri bektashi
Shqipëria po planifikon një shtet të ri bektashi brenda kryeqytetit. Në një artikull të gjatë, New York Times rrëfen në detaje nismën.
Madje gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” i ka kushtuar faqen e parë në versionin print të së dielës (22 Shtator), me lajmin mbi krijimin e Shteti i Urdhrit Bektashi, referuar deklaratës publike të kryeministrit Edi Rama ditë më parë dhe konfirmimit nga vetë Kryegjyshata Botërore.
Një foto e madhe e Baba Mondit në krye te gazetës më të rëndësishme të botës nuk e kishte nxjerrë kaq shumë në publicitet Shqipërinë.
Bëhet fjalë për një enklavë të stilit të Vatikanit që do të qeveriset nga bektashinjtë. Të paktën kjo është shpresa e klerikut që përgatitet ta drejtojë, Edmond Brahimaj i njohur si Baba Mondi, udhëheqësi kryesor i Bektashinjve.
Kryeministri shqiptar Edi Rama shpjegoi për NYTimes se ka ndërmend t’i shpallë në të ardhmen e afërt planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.
Territori i shtetit të ri islamik të propozuar është një kompleks në një lagje banimi në lindje të Tiranës. Është vetëm një e katërta e madhësisë së Vatikanit, aktualisht vendi më i vogël në botë, i qeverisur nga Papa, një monark absolut.
Një ekip ekspertësh ligjorë, ndërkombëtarë po hartojnë legjislacionin që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë dhe kjo do të duhet të miratohet nga Parlamenti.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare