Pampuri: Kryetari i Partisë Demokratike është Alibeaj

14 Shtator 2022 | 13:27

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri thotë se përderisa nuk ka ende një vendim gjykate për kryetarin, drejtimin e kësaj force politike e ka aktualisht Enkelejd Alibeaj.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Pampuri u shpreh se do t’i qëndrojë deri në fund vendimit të saj.

Në lidhje me financimin rus prej 500 mijë dollarësh për PD-në në vitin 2017, Pampuri tha se nuk kishte dijeni.

“Partia e cila është zyrtare, Partia Demokratike zyrtare, nuk kemi ende një vendim gjykate. Për aq kohë sa nuk ka ende një vendim gjykate, Partia Demokratike sot ka një kryetar në detyrë, që është zoti Alibeaj dhe të Grupit Parlamentar. Unë nuk jam politikane e vjetër, por politika do qëndrim. Unë personalisht besoj që edhe në jetë duhet të kesh qëndrime, nuk duhet të jesh e lëkundur. Kam një qëndrim dhe nuk jam lëkundur në asnjë moment. Vendimin e kam marrë e bindur dhe nuk e kam marrë e shtyrë nga askush”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026

Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për vendimin e mazhorancës për të kaluar me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen e huasë me Shtetet e Bashkuara...
10:52 | 27/07/2026

Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, foli nga Parlamenti për marrëveshjen e huasë Shqipëri-SHBA për financimin e mbrojtjes, ndërsa kritikoi mënyrën dhe...
10:50 | 27/07/2026