Pano: Projektligji për barazinë gjinore maskim ideologjik, rrezikohet liria e fjalës

6 Nëntor 2025 | 22:00

Pastor Akil Pano ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me projektligjin për barazinë gjinore, i cili u diskutua sot në Kuvend.

Gjatë një interviste në emisionin “Now, ai e cilësoi nismën si një “maskim” të një projekti që, sipas tij, prek raportet kulturore, gjuhësore dhe fetare në vend.

Pano paralajmëroi se dispozitat e ligjit, veçanërisht ato që lidhen me çështjen e “gjuhë me ndjeshmëri gjinore”, mund të cenojnë lirinë e shprehjes dhe atë fetare, duke ngritur shqetësime për ndikimin e tyre tek komunitetet fetare dhe shoqëria në tërësi.

“Termi , ligji për barazinë gjinore është një maskim i një projekti që prek çështjët në thellësi në raportin kulturor, raportin gjuhësor dhe atë të ligjeve sepse në të kundërt nuk do ishte një projekt ligj për tu bërë ligj.

Ka edhe sanksione të hatashme që fillojnë nga gjobat, ka një nen lidhur me sanksionet për projektligjin.

Një nga çështjet që raportohet është gjuha me ndjeshmëri gjinore, ky term më kthen të ligji i agjitacion propagandës dhe çdo shqiptar nga ky moment që ky projektligj kthehet në ligj, duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të flasin në mënyrë politikisht korrekte duke nisur nga pastorët, priftërinjë, imamët, të gjithë klerikët nëse do të jenë besnikë ndaj parimeve hyjnore dhe të shenjta.

Nëse në Bibël dhe Kuran Zoti e ka krijuar njeriun mashkull dhe femër dhe ky komunimin do të bëhet publik atëherë kjo do të jetë gjuhë me përmbajtje diskriminuese. Por këtu kemi të bëjmë me një problem pasi kemi shkelje të Kushtetutës, lirinë e fesë, lirinë e shprehjes”, tha Pano.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026