Papunësia në Shqipëri po vjen në rritje, veçanërisht tek moshat e reja (Shifrat)

17 Qershor 2023 | 16:30

Sipas raportit të  Institutit të Statistikave, në 3 muajt e parë të vitit 2023, shkalla zyrtare e papunësisë në vendin tonë është 10,9 %, duke regjistruar rritje me  0,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022.

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,6 % dhe për gratë 11,1 %.

Numri më të lartë të të papunëve e shohim tek grupmosha 15-29 vjeç, ku sipas INSTAT, 22,5 % e tyre janë të papunë, shifër kjo 1,8% më e lartë se 3 muajt e fundit të vitit 2022.

Sa i takon grup-moshës 30-64 vjeç shkalla e papunësisë është 7,8 % dhe ka një rritje me 0,2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm .

Në tremujorin e parë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 75,7 %.

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 69,5 %, ndërsa për burrat ky tregues është 82,2 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,7 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë.

Sipas ekpertëve në këtë periudhë të vitit është ulur me 2,7 % punësimi  në sektorin e industrisë, dhe është rritur me 11 % në sektorin e shërbimeve, dhe me 0,4 % në sektorin e bujqësisë.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026