Papunësia në vend/ Shano: Më e lartë se statistikat, kemi ekonomi të strukturuar keq
Ekonomisti Dritan Shano i ftuar në Euronews Albania tha se raporti i INSTAT për papunësinë në Shqipëri nuk është i vërtetë dhe shifra sipas tij është më e lartë nga ç’thotë instituti i statisikave. Shano tha se kjo në thelb nuk është problem i INSTAT, por për shkak të ekonomisë informale që mbizotëron në vendin tonë.
Ai tha gjithashtu se në vendin tonë mbizotëron një ekonomi e ndërtuar shumë keq, ku bujqësia e cila duhet të ishte një nga sektorët më të rëndësishëm nuk ka kapacitet të prodhojë as sa për të mbijetuar, por ne e marrim gjithçka të gatshme nga jashtë.
“Ne kemi një ekonomi të strukturuar shumë keq, kemi një ekonomi ku bujqësia që është një sektor primar por që sot në Shqipëri zë 20 e kusur të prodhimit kombëtar. Kjo është një shifër alarmante. Është një bujqësi që nuk artin të plotësojë nevojat e vendit për mbijetesë, se ne jemi importues neto të të gjithë ushqimeve qofshin këto të freskëta, qofshin të përpunuara.
Ne kemi një sektor turizmi i cili ka marrë një “boom “ këto 2-3 vitet e fundit, por që ka nevojë për një fuqi punëtore jo të kualifikuar, kemi nevojë për kamerierë e kuzhinierë, shërbime që nuk kërkojnë diploma. Këtu ka një mospërputhje mes ofertës për punë dhe kërkesës për punë”,-tha për Euronews Albania ekonomisti Dritan Shano.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rritet shkalla e papunësisë, INSTAT: 22.5% e të rinjve 15-29 vjeç nuk punojnë
- Sulmohet me gurë në Zveçan kamioni që vinte nga Shqipëria, detajet e para
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa