Paqja fiskale/Rama në Elbasan: Tatim-fitimin e kemi vendosur 15%, s’do e lëvizim
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Elbasan ku po mban takime me biznesin me temë “Paqja fiskale”. Kryeministri i kushtoi rëndësi kësaj çështje pasi sipas tij, kjo synon mbështetjen e biznesit të vogël dhe nxitjen e formalizimit të ekonomisë.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë prezantimit të planit të paqes fiskale se tatimfitimi prej 15% ndaj kompanive do të mbetet i pandryshuar. Ai shtoi se nuk synon rritjen e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen, pasi kjo mund të sjellë dëm të madh.
“Duke qenë se jemi të vetëdijshëm se ka gjëra që nuk shkojnë, në aspektin e kuadrit fiskal s’kemi ndryshime për të bërë. që në krye të herës e rrëzuam taksën e sheshtë për të gjithë se nëse do ta mbanim, të cilët e predikojnë si zgjidhje magjike s’do të kishim sot 93% e atyre që janë rrogëtarë në shtet apo privat që paguajnë më pak se 10%. Godiste 10% godiste më të vegjlit. Ne e kthyem në progresive që të vegjlit të mos paguajnë njësoj si të mëdhenjtë dhe kjo ka sjellë çdo vit, iu kemi kursyer më të vegjëlve, pra rrogëtarëve me pagë mesatare 140 mln euro. Një shumë jo e vogël për shtetin shqiptar. 1.4 mld janë shumë dhe ia kemi lënë arkës së fitimeve”, tha ai.
Më tej, Rama tha se ka ende mundësi të pashfrytëzuara për të rritur të ardhurat për shtetin, por shtoi se në aspektin e administratës, ende ekzistojnë disa të meta dhe boshllëqe që duhet të adresohen.
Ndërkohë që tatim fitimin e kemi lënë 15% por s’do ta presim. Në aspektin e administrimit kemi të meta, boshllëqe që janë tonat, po kemi edhe hapësirë të pashkelur për të rritur të ardhurat për shtetin. Ne nuk duam të synojmë rritjen e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen, dhe dukë bërë më shumë dëm se sa mirë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë