Paqja në Gaza, gjenerali: E pamundur që 20 pikat të realizohen siç janë shkruar
Gjenerali Ded Prenga i ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania ka folur lidhur me hapat që janë ndërmarrë deri më tani për planin e presidentit Trump lidhur me një armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit. Prenga u shpreh se hapat e ndërmarrë deri më tani janë të mirë dhe të domosdoshme.
Ai më tej theksoi se plani 20 pikësh do të jetë i vështirë për tu realizuar. Gjenerali shprehet se jo të gjitha pikat e këtij plani mund të realizohen teksa shtoi se sipas mendimit të tij është e pamundur. Prenga shtoi se palët të lëshojnë ca gjëra por tu qëndrojnë edhe ca pikave për të arritur paqen. Sipas tij bota demokratike ka shpresa që një nga konflitet me të vjetra në botë po shkon drejt zgjidhjes.
“Unë besoj si të gjithë analistët dhe ekspertët, urojmë që të vazhojë në këtë rrugë. Hap i parë i realizimit të fazës së pare të planit 20 pikësh të Shteteve të Bashkuara, të Trump sot iu dha dora e fundit pas negociatave të zhvilluara mes palëve por me ndërmjetësimit, spektrit diplomatik ndërkombëtar ku më të spikaturit kanë qenë Katari, Egjipti dhe Turqia.
Është një hap i mirë, i domosdoshëm vendoja e armëpushimit. Pas 24 orësh qeveria izraelite e ka miratuar këtë fazë, pas 24 orësh fillon e futet në veprime me masat e para qe lidhen me lirimin e pengjeve.
Deri më tani askush nuk mund ta thotë sesa janë. Kurse sa i përket të tjervë të palestinezëve, qe janë një pjese, 150 të dënuar të përjetshëm dhe 1700 që janë të burgosur dhe të nisë faza e parë. Si dhe tërheqja graduale deri në një vijë të përcaktuar e Izralit, ku nuk është shpallur realisht dhe konkretisht, duhet të fillojë ajo që bota demokratike dëshiron që një nga konfliktet me të vjetra të futet në rrugën e zgjedhjes dhe nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje,” u shpreh gjenerali.
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)