Parada e 28 Nëntorit nga New York në Tiranë, Kepi: Jam i lumtur që ia arritëm!

26 Nëntor 2023 | 20:32

Marko Kepi nga shoqata “Rrënjët shqiptare” u shpreh i lumtur që kanë arritur t’ja dalin deri në finalizimin e një parade për 28 Nëntorin nga New York-u në Tiranë.

Ai shpjegoi se ka dëshirë të konkurrojnë me shtete të tjera që paradat i realizojnë me ndihmën e shtetit, ndërsa shqiptarët i bëjnë paradat e tyre në mënyrë vullnetare.

“Është shumë emocionuese për ne. E kemi pasur ëndërr që në fillim ta bëjmë një paradë në Shqipëri dhe aq sa bukur do të jetë në Shqipëri këtë 28 Nëntor, dëshirojmë të jetë edhe më bukur në New York, pra paralelisht. Dëshira ime është të konkurrojmë me shtetet e tjera, siç janë italianët, irlandezët, amerikanët, që i bëjnë me ndihmën e shtetit paradat e tyre, ndërsa ne i bëjmë në mënyrë vullnetare,” – u shpreh Kepi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026