Parada ushtarake në Serbi/ Flet gjenerali: Serbia dha tre mesazhe me këtë lëvizje
Gjeneral Kadri Kastrati, i ftuar këtë të shtunë në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania me moderatorin Franko Egro, komentoi paradën ushtarake të Serbisë të mbajtur ditët e fundit në Beograd, duke e cilësuar atë si një manovër politike për të ruajtur pushtetin e brendshëm dhe për të shfaqur ambicie destabilizuese në rajon.
Sipas gjeneralit Kastrati, parada ushtarake e Serbisë ka pasur disa mesazhe të qarta politike.
“Kjo paradë ka dashur të përcjellë disa mesazhe, në radhë të parë për problemet që Serbia i ka me disa muaj dhe për t’u ballafaquar me protesta të shumta dhe në përpjekje për ta rrëzuar pushtetin aktual. Me këtë paradë ka dashur të demonstrojë edhe një forcë që të frikësojë popullin e vet që mos të shkojë më tutje me këto protesta,” – u shpreh Kastrati.
Ai foli edhe për deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili sipas tij po përpiqet të përdorë dezinformimin dhe frikën për të shtypur protestat e brendshme.
“Në radhë të dytë, Vuçiç tha përpara dy ditësh që ka marrë informacione nga sigurimi sekret sovjetik apo rus, ku tha se më 1 Tetor do të rrëzohet pushteti në Serbi. Dhe unë mendoj që, duke marrë parasysh marrëdhëniet që s’i kanë pasur mirë, me këto informacione ai intervenon protestat,” – shtoi gjenerali.
Në fund, Kastrati theksoi se Serbia mbetet një faktor destabilizues në rajon, me qëllime të qarta për të ndikuar në vendet fqinje.
“Edhe e treta është që Serbia është faktor destabilizues, ku ka synime territoriale në Bosnje dhe Kosovë dhe të ndërhyjë në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ku ai do të kthejë botën serbe,” – përfundoi Gjeneral Kadri Kastrati.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin e grupit për bojkot të seancave
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali