Paralajmërime për sulme ajrore në Ukrainë
14 Dhjetor 2022 |
07:41
Shpërthime u dëgjuan në qendër të kryeqytetit ukrainas Kiev herët të mërkurën, tha kryebashkiaku i qytetit, Vitali Klitschko.
Ai tha se shpërthimet tronditën rrethin qendror Shevchenkivskyi dhe shërbimet e urgjencës ishin dërguar.
Sistemet e mbrojtjes ajrore janë në punë, thotë guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba.
Gazetarët e BBC dëgjuan shpërthime të forta pak pasi u dëgjua sirena e sulmit ajror. Rusia ka shënjestruar vazhdimisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga tetori me raketa dhe drone.
Klitschko më vonë tha se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar 10 drone Shahed të prodhuar nga Irani herët të mërkurën, raporton KosovaPress.
Lajme të Sugjeruara
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
- 15:39 Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 15:16 Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim të akuzuarit
- 15:04 Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër
- 14:51 12 efektivë të dëmtuar gjatë protestës para Parlamentit, policia zbardh EMRAT
- 14:42 Protestuesit përplasen me faturinon dhe shoferin e autobusit të Tufinës (VIDEO)
- 14:31 Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj