Paralajmëron Lituania: Paqe? Rusia po përgatitet për një luftë më të gjerë në Evropë

13 Shkurt 2025 | 16:12

“Rusia po përgatitet për një konflikt më të gjerë në Evropë, dhe do të ishte një “kurth vdekjeprurës” të besohet se Donald Trump dhe Vladimir Putin mund të gjejnë një zgjidhje për luftën në Ukrainë”, kështu ka deklaruar Dovile Sakaliene, ministrja e Mbrojtjes së Lituanisë.

Sakaliene i bëri deklaratat e forta gjatë samitit të NATO-s në Bruksel. Ajo theksoi nevojën urgjente që Evropa të forcojë kapacitetet e saj ushtarake dhe industrinë e mbrojtjes, duke paralajmëruar se koha për veprim është e kufizuar.

“Nëse vendosim të biem në iluzionin se Trump dhe Putin do të gjejnë një zgjidhje për të gjithë ne – ky do të ishte një kurth vdekjeprurës. Ose Evropa do të marrë në dorë sigurinë e saj dhe do të vendosë për të ardhmen e saj me SHBA-në, ose do të përballemi me pasoja të rënda,” deklaroi ajo.

Sakaliene nënvizoi se SHBA-ja është një pjesë thelbësore e NATO-s, por shtoi se është koha që Evropa dhe Kanadaja të rrisin investimet në mbrojtje dhe të mos mbështeten vetëm tek fuqia ushtarake amerikane.

Ajo paralajmëroi gjithashtu për një bashkëpunim të shtuar mes Kinës dhe Rusisë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim të madh për botën demokratike.

“Në pak vite, Rusia – me shpejtësinë e zhvillimit të industrisë së saj të mbrojtjes dhe ushtrisë – do të ecë përpara. Ukraina është vetëm faza e parë e një zgjerimi perandorak të Rusisë,” theksoi ministrja lituaneze.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë vizitës së tij në Bruksel, kërkoi që shtetet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, duke nënvizuar se Ukraina nuk mund të mbështetet pafundësisht tek SHBA-ja. Ai shtoi se është joreale të pritet që Kievi të rimarrë të gjithë territorin e tij të pushtuar nga Rusia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026