Britania e Madhe nuk e “lëshon” Ukrainën, pozicioni që merr për bisedimet e paqes

13 Shkurt 2025 | 15:54

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka shprehur qëndrimin e tij mbi negociatat për luftën në Ukrainë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të Kievit në çdo proces paqeje.

Në linjë me aleatët e NATO-s, Starmer theksoi se është thelbësore që Ukraina të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm për të negociuar një marrëveshje paqeje.

“Askush nuk dëshiron që konflikti të vazhdojë dhe ukrainasit – më shumë se kushdo – duan që lufta të përfundojë, por ne duhet të sigurojmë që Ukraina të jetë në qendër të këtij procesi,” deklaroi ai.

Ai gjithashtu nënvizoi se nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa praninë dhe rolin aktiv të Ukrainës.

Për të forcuar pozitat e saj si në fushën e betejës ashtu edhe në bisedime, Starmer tha se Britania e Madhe po punon për të rritur ndihmën financiare, aftësitë ushtarake dhe trajnimin për Ukrainën.

“Pozicioni më i fortë i mundshëm për Ukrainën është thelbësor dhe kjo duhet bërë në bashkëpunim të ngushtë me Kievin,” përfundoi kryeministri britanik.

Reagimi i Starmer vjen pas bisedës telefonike të Trump me Putin, e cila zgjati mbi një orë, Biseda kishte në fokus përfundimin e luftës në Ukrainë. Pas saj, Trump informoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur besimin se Putin dëshiron paqe dhe se edhe Zelensky ndan të njëjtin qëndrim. “Dua të shoh ndalimin e vrasjeve të njerëzve,” u shpreh Trump.

Në vijim, Uashingtoni dhe Moska ranë dakord për të nisur menjëherë bisedimet mbi një zgjidhje paqësore në Ukrainë. Trump shkroi në platformën e tij “Truth Social” se ai dhe Putin do të “bashkëpunojnë ngushtë” për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti.

Nga ana tjetër, Zelensky u shpreh optimist pas bisedës me Trump, duke theksuar në një fjalim me video se “forca e Amerikës është mjaft e madhe për të punuar me Ukrainën dhe partnerët e saj për të detyruar Rusinë të bëjë paqe.”

Sipas presidentit ukrainas, telefonata me Trump ishte e gjatë dhe e detajuar, duke përfshirë diskutime mbi opsionet për negociata dhe çështje diplomatike, ushtarake dhe ekonomike. “Folëm gjatë për rrugët e mundshme drejt paqes,” tha Zelensky.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026