Parandalimi si prioritet, strategjia për uljen e vdekshmërisë nga kanceri te gratë
Kapja në kohë e sëmundjeve tumorale mund të shpëtojë jetë ndaj ky është objektivi i Ministrisë së Shëndetësisë kur bëhet fjalë për kancerin e gjirit dhe atë të qafës së mitrës te gratë.
Parashikimet e ekspertëve të shëndetësisë vendase flasin për ulje të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit me 2.7% dhe ai i qafës së mitrës me 6.7% deri në vitin 2028.
Projeksionet vijnë nga projektvendimi i programit buxhetor afatmesëm për vitet 2025–2029, ku Ministria e Shëndetësisë ka publikuar objektivat për reduktimin e vdekshmërisë nga këto sëmundje si pjesë e programit kombëtar të depistimit për vitet 2025–2028, duke shtuar numrin e grave që kryejnë kontrolle rregullisht.
Vdekshmëria nga kanceri i gjirit te gratë për vitin 2025 parashikohet të jetë 18.5 vdekje për 100,000 gra, ndërsa në vitin 2028 pritet të ulet në 18 vdekje për 100,000 gra.
Ndërkohë, vdekshmëria nga kanceri i qafës së mitrës, nga 2.9 vdekje për 100,000 gra në vitin 2025, pritet të zbresë në 2.7 vdekje për 100,000 gra në vitin 2028.
Ulja e vdekshmërisë do të ndikohet nga zgjerimi i numrit të depistimeve me testin HPV dhe mamografinë, veçanërisht në grupmoshat më të rrezikuara.
Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar një buxhet vjetor prej 38.5 milionë lekësh për depistimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës te gratë, me qëllim parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të këtyre sëmundjeve. Për katër vite parashikohet të shpenzohen gjithsej 154 milionë lekë, apo rreth 1.5 milionë euro për të dyja programet.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata