Parashikimi i motit, java nis me shi, rikthehen temperaturat e larta

6 Tetor 2025 | 10:58

Meteorologu Akil Osmani, në lidhje live për Euronews Albania, foli për parashikimin e motit, ku theksoi se kjo javë do të nisë me mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm.

Ai tha se dita e sotme do të jetë në mbizotërimin e vranësirave, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime, kryesisht deri në orët e pasdites, ndërsa në juglindje reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë në sasi të pakta.

“Mbrëmja do të sjellë një përmirësim të motit, fillimisht në zonat perëndimore. Ndërkohë, dita e martë dhe e mërkura mbeten nën mbizotërimin e vranësirave, por më të fokusuara do të jenë në gjysmën e territorit shqiptar, ku në zonat verilindore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës,” tha Osmani.

Ai shpjegoi se, duke filluar nga dita e enjte deri në fundjavë, do të kemi mot të qëndrueshëm, duke bërë që në orët e para të mëngjesit të kemi mbizotërimin e diellit, ndërsa pasditja do të sjellë kalimin e vranësirave.

“Duke nisur nga dita e martë e në vijim, do të kemi dita-ditës rritje të temperaturave, duke bërë që minimumet në zonat e qyteteve malore, të paktën deri në fundjavë, të ngjiten në 7-8 gradë Celsius, dhe maksimumet do të jenë në 23 gradë Celsius,” shtoi ai.

Për sa i përket temperaturave të ajrit, mesdita e sotme do të ketë rënie, duke bërë që maksimumet të jenë në vlerat 22 gradë Celsius dhe në zonat malore minimumet të zbresin në 2 gradë Celsius.

Osmani theksoi se do të kemi një mot të qëndrueshëm të premten, të shtunën dhe të dielën, si edhe rritje të temperaturave.

Jo vetëm territori shqiptar, por edhe Kosova do të ketë mot të qëndrueshëm, ku do të mbizotërojnë intervalet e gjata me diell dhe rritje të temperaturave.

Fundjava për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut do të ketë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026