Paris| Festa në qiell të hapur, 50 familje emigrantësh flenë çdo natë para bashkisë
Ishte një ditë Krishtlindjeje si shumë të tjera për 50 familje emigrantësh në Paris. Çdo natë, nga ora 18, ata mblidhen përpara selisë së Bashkisë. Prindër dhe fëmijë, të moshave nga tre muaj deri në 10 vjeç, kërkojnë një vend për të fjetur me ndihmën e OJQ-së “Utopia 56”.
Aicha, emigrante nga shteti i Malit deklaroi për Euroneës: “Ka shumë familje që flenë jashtë. Unë fle jashtë, ose në metro, por as aty nuk ka siguri pasi ka shumë hajdutë. Është e komplikuar, por nuk ka alternativë tjetër, nuk ka një zgjidhje. Nuk bëhet fjalë vetëm për mua. Është diçka e komplikuar”.
Organizatat joqeveritare arrijnë të strehojnë nga 20 deri në 40% të emigrantëve për një ose dy net. Bëhet fjalë për gra dhe fëmijë nga Burkina Faso, Bregu i Fildishtë, Senegali apo Mali.
Çdo ditë, vullnetarët e “Utopia 56” shpërndajnë ushqime, batanije dhe pelena fëmijësh, duke pyetur se ç’do të ndodhë me këta njerëz kur mungojnë 7 muaj nga Lojërat Olimpike.
LEXONI GJITHASHTU:
- “90 euro nata në Korçë, njësoj sa në Paris”, Çekoja: Nuk justifikohen çmimet
- Si na gjen ky vit ekonomikisht? Përgjigjet ekspertja e turizmit
Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 16:13 E njohur për rolin e saj në “Home Alone”, ndërron jetë në moshën 81-vjeçare aktorja Brenda Fricker
- 16:07 Çfarë është ciklosporiaza, sëmundja që ka shpërthyer në SHBA
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite