Parisi përjashton kompanitë izraelite të armëve nga panairi, reagon ashpër Izraeli

16 Qershor 2025 | 14:10

Organizatorët e Panairit Ajror të Parisit kanë ndaluar pjesëmarrjen e disa kompanive izraelite të industrisë së mbrojtjes, me arsyetimin se po ekspozonin “armë sulmuese” në kundërshtim me rregullat e ekspozitës.

Stendat e pesë prodhuesve izraelitë, përfshirë Israel Aerospace Industries (IAI), Rafael dhe Elbit Systems, u mbuluan me struktura të zeza dhe u izoluan nga pjesa tjetër e ekspozitës.

Vendimi u mor pas një rishikimi të produkteve të ekspozuara, që sipas organizatorëve binin ndesh me kriteret e panairit.

Sipas një raportimi nga Al Jazeera, disa prej këtyre kompanive furnizojnë ushtrinë izraelite me teknologji të avancuar luftarake, përfshirë dronë dhe sisteme raketore që janë përdorur në fushatat ushtarake në Gaza.

Një përfaqësues i kompanisë Rafael u shpreh i befasuar dhe i indinjuar nga vendimi, duke thënë se nuk ishte njoftuar paraprakisht për përjashtimin. Edhe Ministria izraelite e Mbrojtjes reagoi ashpër, duke e quajtur vendimin “një akt diskriminues dhe skandaloz”, që sipas saj, “nuk bazohet në rregulla teknike, por në konsiderata politike dhe ekonomike”.

Ky përjashtim ndodh në një kohë kur rritet presioni ndërkombëtar mbi Izraelin për ndërhyrjet ushtarake në Gaza dhe përdorimin e armëve të prodhuara nga këto kompani në sulme që kanë shkaktuar viktima mes civilëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026