“Parlamenti është në regres”, Manjani: Ja si i ka zgjidhur PS krizat e shkuara

17 Tetor 2024 | 22:02

Juristi, Ylli  Manjani komentoi në Now me Erla Mëhillin situatën aktuale në Kuvend, duke e krahasuar me periudhën 1997-1999, kur protestat ishin të shpeshta dhe ndihmonin në gjetjen e zgjidhjeve, pavarësisht tensioneve.

Ai theksoi se përjashtimi i opozitës për një periudhë të gjatë nuk është i pranueshëm dhe se kjo i jep fund dialogut, duke çuar në përplasje.

Manjani sugjeroi që Partia Socialiste duhet të kthehet në një qasje konsensusi, ku si shembull solli  Kuvendin e Servet Pëllumbit, ku nuk kishte përjashtime dhe gjithmonë gjendej një zgjidhje.

Ai e përshkroi parlamentin e sotëm si regresiv, duke e theksuar nevojën për të rikthyer diskutimin dhe bashkëpunimin mes palëve.

“Kuvendi i Servet Pllumbit pse e gjente zgjedhjen. E mbaj mend shumë mirë si ka qenë ai Kuvend. Dua të them që në të shkuarën, periudha 97-99 ka pasur mitingje përditë, na thyeshin xhama. Kishte protest PD përditë dhe vlerësohej chdo lëvizje, ishte e nxehtë ende 97-a. Gjehej gjithmonë një zgjidhje, qoftë edhe një pazar. Opozita duhet, nuk ka ndodhur më përpara që të përjashtosh 60 ditë gjysmën e opozitës, nuk shkon kjo. Ti e vendos me shpatulla për muri. I bie ka mbaruar Parlamenti. Gjysma e grupit me 60 ditë është jashtë ekstremit, gjysmën e sezonit jeni vetëm. Nuk shkon drejt dialogut, por shkon mes përplasjeve. Në këtë kuptim kam mendim që Partia Socialiste ka nevojë t’i kthehet kuvendit të Servet Pëllumbit, Jozefina Topallit, që gjendje konsensusi. Nuk kishte përjashtime. Në këtë kutpim them që parlamenti i sotëm është në regres,” –tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026