Parlamenti Evropian, rezolutë të posaçme për liderin bjellorus

14 Shtator 2023 | 20:10

Parlamenti Evropian ka deklaruar se lideri bjellorus Alexander Lukashenko është bashkëfajtor me presidentin rus Putin në kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë.

Në një rezolutë të miratuar nga ligjvënësit, Gjykatës Ndërkombëtare Penale i bëhet thirrje të lëshojë një urdhër për arrestimin  e tij.

Sipas rezolutës, Lukashenko i ka mundësuar Rusisë të vijojë luftën e saj të pajustifikueshme dhe rrjedhimisht mban përgjegjësi direkte për shkatërrimin e Ukrainës.

Gjithashtu, në një padi më vete, Bjellorusia akuzohet se ka luajtur një  rol edhe në depërtimin e fëmijëve ukrainas nga territoret e tyre drejt zonave të pushtara nga trupat ruse.

Padia i referohet në veçanti komisioneres ruse për fëmijët, Maria Lvova Belova, e cila kërkohet tashmë  nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Për pasojë, euro-deputetët kërkojnë aplikimin e të ashtuquajturave sanksionet “pasqyrë” ndaj Bjellorusisë, njësoj me ato të vendosura ndaj Rusisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026