Parlamenti mbyll punimet, 82 deputetë do të ulen për herë të fundit në sallë

29 Qershor 2025 | 13:24

Më 3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare duke shënuar kështu mbylljen e legjislaturës së 10 të Kuvendit të Shqipërisë.

Për 82 deputetë të kësaj legjislature e enjtja e 3 korrikut do të jetë hera e fundit që do të ulen në karrigen e parlamentit.

Kjo pasi, javën e ardhshme do të mbahet seanca e fundit plenare përpara se kuvendi të shpërndahet gjatë muajve të verës, për tu rikthyer sërish në shtator në legjislaturën e re.

Një nga projektligjet që pritet të miratohet në këtë seancë është ai për bashkëpronësinë në banesa, të cilën qeveria e ka cilësuar si të domosdoshme për procedurat ligjore, duke vendosur detyrime të përbashkëta për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e tyre.

Ndryshimi ligjor parashikon gjithashtu krijimin e një “libri të bashkëpronësisë” nga pushteti vendor, një dokument zyrtar që njeh pronarë të hapësirave të përbashkëta.

Ligji i ri e rregullon këtë situatë, duke i njohur të gjitha këto si bashkëpronësi të banorëve dhe duke vendosur detyrimet përkatëse për secilin banor.

Ndërkohë, shtatori do të sjell një konfigurim të ri të vendeve në parlament, ku Partia Socialiste do të ketë 83 vende, ajo Demokratike 50 dhe Socialdemokrate 3.

Pjesë e parlamentit të ri do të jenë edhe 3 parti të reja që prodhuan mandate më 11 maj, kështu Partia Mundësia do të ketë 2 ulëse, ndërsa nga 1 vend në parlament do e kenë Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026