Parlamenti po kujdeset që krimi të kapë ekonominë, thotë Berisha
“Ka një kujdesje të veçantë që të sanksionohet me ligj ekonomia e krimit në Shqipëri apo krimi të kapë ekonominë shqiptare.”
Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në ditën e parë të fillimit të sesionit të ri parlamentar.
Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të parlamentit, Berisha deklaroi se qytetarët shqiptarë do arrijnë t’i japin përgjigjen e merituar qeverisë.
“Ligji për aminisinë fiskale, për të cilin flet me të madhe Edi Rama, ligjin që do ta kalojë, ligjin për dhunimin e mediave, ishte në rend dite paketa e mediave, ligji për kanabisin. Ka një kujdesje të veçantë që të sanksionohet me ligj ekonomia e krimit në Shqipëri, apo krimi të kapë ekonominë shqiptare. Mendoj se qytetarët shqiptarë do arrijnë t’i japin përgjigjen e merituar kësaj mazhorance në tërësi, parlamentit dhe qeverisë”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër