Parlamenti ukrainas shkarkon ministren e Energjisë pas përfshirjes në korrupsion

19 Nëntor 2025 | 14:44

Parlamenti i Ukrainës, miratoi me shumicë votash dorëheqjen e Ministres së Energjisë, Svetlana Grinchuk, e cila u përfshi në një skandal korrupsioni.

Vendimi u mbështet nga 315 ligjvënës, pa asnjë abstenim apo votë kundër, ndërkohë 21 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Përpjekja e parë për të votuar për dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë, German Galuschenko dhe ministres Grinchuk të përfshirë të dy në korrupsion, dështoi kur ligjvënësit nga partia e ish-Presidentit ukrainas, Pyotr Poroshenko, bllokoi podiumin e parlamentit, duke detyruar seancën të anulohej.

Javën e kaluar, kryeministrja ukrainase Yulia Sviridenko njoftoi se ministrja Grinchuk dhe ministri Galushchenko kishin dërguar deklarata dorëheqjeje në parlament në lidhje me skandalin e korrupsionit.

Më 10 nëntor, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit, NABU, e Ukrainës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit, njoftuan një operacion në shkallë të gjerë të quajtur Midas për të zbuluar një skemë  korrupsioni në sektorin e energjisë.

U kryen kontrolle në shtëpinë e Timur Mindich dhe në rezidencën e Ministrit të Drejtësisë German Galuschenko. NABU më pas filloi të publikonte fragmente nga bisedat në apartamentin e Mindich, gjatë të cilave u diskutuan skemat e korrupsionit.

Më 11 nëntor, NABU ngriti akuzat e para, duke përfshirë Mindich si kreun e një organizate kriminale, si dhe ish-zëvendëskryeministrin dhe ish-ministrin e Unitetit Kombëtar Alexey Chernyshov.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?

Arabia Saudite goditi të hënën një aeroport kyç në Sanaa të Jemenit për të parandaluar uljen atje të një aeroplani që po afrohej, i cili...
17:19 | 14/07/2026

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026

META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna

Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Oakland, Kaliforni, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur...
16:36 | 14/07/2026