Partia Demokratike kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit

17 Dhjetor 2024 | 14:57

Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për të shqyrtuar ligjshmërinë e procedurave të miratimit të projektit të Portit të Durrësit,  “Marina & Jahtet e Durrësit”, shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o., dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Sipas deputetëve të opozitës, ky projekt ka shoqëruar një mori shqetësimesh dhe dyshimesh për mungesë transparence dhe përfitime të dyshimta për investitorët privatë, duke vënë në dyshim përfitimin real të shtetit shqiptar.

Në një kërkesë formale drejtuar Kuvendit, deputetët e Partisë Demokratike argumentuan se kjo është një çështje me interes të jashtëzakonshëm publik, pasi përfshin marrjen e vendimeve të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt në pasuritë e shtetit dhe interesat e qytetarëve. Ata kërkojnë të hetohen procedurat e miratimit të ligjit, përjashtimi nga taksat për kompanitë, si dhe dhënia e tokës dhe pasurive të tjera shtetërore për realizimin e projektit.

Në kërkesën e tyre, opozita ka theksuar se këto procedura janë zhvilluar me shpejtësi të dyshimtë, duke e kaluar projektligjin për “Marinën & Jahtet e Durrësit” në vetëm 16 ditë nga momenti i depozitimit të tij në Kuvend, pa asnjë ndryshim të konsiderueshëm nga drafti fillestar.

PD kërkon gjithashtu hetimin e të gjitha marrëveshjeve dhe kontratave të lidhura me këtë projekt, duke përfshirë përjashtimet e mundshme nga taksat dhe kontributet, që mund të kenë bërë që të përfitojnë investitorët privatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026