“Partia e Lirisë ka shpërthyer”/ Lela: Nuk dihej se ku ishte deri tani
Për të kuptuar se çfarë mendojnë qytetarët për organizimin e opozitës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2025, Barometri në Euronews Albania ju ka drejtuar një tjetër pyetje për koalicionin e madh kundër qeverisë që qytetarët konfirmojnë si një lëvizje të duhur të opozitës.
“Nëse bashkohet PD a duhet të bëhet pjesë e këtij bashkimi edhe Partia e Lirisë në një koalicion të madh kundër qeverisë“
Shumica e qytetarëve nuk duan që Partia e Lirisë të jetë pjesë e këtij bashkimi.
Ndërkohë analisti Alfred Lela i ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, theksoi se qytetarët tashmë duan një model të ri.
Përsa i përket Partisë së Lirisë, ai theksoi se kjo e fundit ka pasur paqartësitë e veta prej një viti dhe ka shpërthyer këto ditë, referuar daljeve televizive të Ilir Metës dhe deklaratat e tij.
“Duan një model të ri. Jam për bashkimin me të gjithë. Kurrizin e Shqipërisë nuk e mban dot një person. Opozita ka nevojë për figura të reja. PL ka një tundim politik për të renë, ka një traumë nga zgjedhjet e shkuara. Nuk është një traumë e shkaktuar nga Meta dhe nga PL por nga Rilindja dhe qeveria.
Është trauma e demokratit që shkon për të votuar dhe nuk sheh kryetarin e partisë së vet po demokrati shkon dhe voton për atë që i ka thënë Edi Rama të votojë. Ka një paqartësi te PL dhe unë mendoj se kjo reflektohet te gjetjet e “Barometri”. Prej një viti PL ka pasur paqartësitë e veta që dolën dhe kulmuan këto ditët e fundit. Kemi parë një PL që nuk e dinim ku ishte”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
- 21:54 Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi