Partia e Lirisë mbështet protestën e pedagogëve, Xhixho: Kërkesat janë legjitime
Partia e Lirisë ka akuzuar qeverinë Rama se i është përgjigjur me arrogancë kërkesave legjitime të pedagogëve për rritje pagash.
Në një deklaratë për mediat, deputetja Erisa Xhixho tha se numri i vogël i studentëve që nisin këtë vit akademik është kambanë alarmi, ndërsa theksoi se për këtë fundit qeveria nuk ka parashikuar asnjë ndihmë në paketën e fundit të rezistencës sociale.
Ajo i cilësoi të drejta kërkesat e pedagogëve, të cilët siç tha janë keqpaguar, dhe me financime për kërkimin janë të fundit në rajon.
“Po për studentët çfarë mbështetjeje ka kjo qeveri në këtë krizë të rëndë ekonomike që po kalojmë? Zero mbështetje për studentët në paketën e fundit të Rezistencës Sociale. Për këtë qeveri, ata nuk ekzistojnë si kategori që duhet mbështetur. Studentët e nisin këtë vit akademik në vështirësi shumë të mëdha financiare. Të prekur direkt nga rritja e çmimeve, mijëra studentë dhe familjet e tyre duhet të përballen sot me qiratë që nisin nga 300 euro, çmimin e rritur të ushqimit, kostot e shtuara të transportit ,kostot e rritura te librave, veshjeve etj”, tha Xhixho.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania