Gazetarja e RTSH, Sonila Agostini ishte këtë të premte e ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania ku tha se partia në pushtet përpiqet të kontrollojë çdo votë.
Ajo tha se edhe opozita përpiqet ta bëjë këtë gjë, por duke qenë opozitë instrumentet e saj për të drejtuar qytetarët drejt votës janë më të pakët.
“Sondazhi konfirmon tentativat për të kontrolluar dhe orientuar votat në mënyrë masive, sigurisht partia që është në pushtet dhe aleatët të saj këtë e kanë më të fortë sepse kanë edhe shumë më tepër mekanizma në dorë, ndërsa opozita mbetet e varfër në mënyrën se si mund ti ndihmojë njerëzit për ti orientuar drejt votës.
E treta më bën përshtypje që ka një shpërndarje të shpejtë ë ndikimit të familjes te diskutimi politik brenda qelizës më të vogël të shoqërisë, pra familja nuk është më autoritare si ka qenë për t’ua orientuar fëmijëve, më të rinjve apo gjinisë më të butë mënyrën se si duhet të votojnë”,-tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Jemi votues pa kulturë demokratike”, Keta: Shqiptarët gënjejnë për votën
- “E djathta nuk di ku ka kokën”- Pedagogia: Krerët e partive janë kthyer në “Zeusa”