“Partitë e vogla agresive, Rama më poshtë se PS”, Çeka: Hera e parë që ndodh kjo
Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e Barometrit në matjet e treta për Tiranën lidhur me pëlqyeshmërinë për liderët dhe partitë.
Matja e tretë politike për Qarkun e Tiranës na tregon se si ka ndryshuar mendimi i qytetarëve dhe preferencat e tyre për politikanin që është më i përshtatshëm për të qenë Kryeministër dhe partinë më të përshtatshme për të qeverisur vendin.
Në këto matje Edi Ramën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 40.1% e të pyeturve, ndërsa Partinë Socialiste si më të përshtatshme për të qeverisur 41.8 %.
Sipas Çekaj, në matjet e Barometrit është hera e parë që Edi Rama është më poshtë në pëlqyeshmëri për të qenë kryeministër në raport me PS si parti për të qeverisur.
“Ajo që më bën përshtypje është momenti i parë që Rama është më poshtë se partia, përgjithësisht ka qenë disa pikë më lart dhe ka tërhequr partinë, edhe Berisha e ka PD më lart por ky nuk është momenti i parë. Elementi i dytë është se të dyja subjektet kryesore janë në një realitet të ri kësaj radhe se janë mësuar të kenë vetëm njëra tjetrën përballë. Realiteti i sotëm, kemi shumë subjekte te reja dhe të gjitha këto subjekte janë agresivë brenda votuesve të dy subjekteve kryesore”, tha ai.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 13:50 Machado njofton kthimin e saj në Venezuelë pas tërmetit: Është detyra ime
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:37 Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)
- 13:32 Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë
- 13:28 Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
- 13:26 (EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete