Pas 48 orësh normalizohet situata në fshatin Progër të bashkisë Devoll

22 Nëntor 2025 | 10:32

Pas 48 orësh nën pushtetin e ujërave, situata në fshatin Progër të bashkisë së Devollit është normalizuar. Për dy ditë me radhë, uji depërtoi deri në banesat e banorëve, duke e bërë të pamundur lëvizjet e tyre dhe duke izoluar zonën.

Në terren u angazhuan punonjës të ndërmarrjes së shërbimeve të bashkisë Devoll, emergjencat civile, forcat e ushtrisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët punuan për të rikthyer gjendjen në normalitet.

Gjatë ditës së sotme, banorët kanë ndërhyrë me forcat e tyre për të larguar inertet nga oborret e banesave dhe për të pastruar rrugicat e fshatit.

Sipas specialistëve, përmbytja në Progër është shkaktuar nga ujërat e burimeve të malit të Thatë, nga ku shtrihet fshati. Një situatë e tillë raportohet të ketë ndodhur për herë të parë në 40 vitet e fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026