Pas mediave sociale, Macron shqyrton ndalimin e videolojërave për të miturit

6 Shkurt 2026 | 19:58

Presidenti francez, Emmanuel Macron po shqyrton ndalimin e videolojërave, pasi ndaloi mediat sociale për adoleshentët nën 15 vjeç në Francë. Macron tha se duhet të miratohen masa të reja për të rregulluar videolojërat, inteligjencën artificiale dhe algoritmet, si dhe për të luftuar manipulimin e informacionit.

Në një intervistë, ai shpjegoi masat që synojnë mbrojtjen e adoleshentëve nga ekranet që shkaktojnë trauma, duke thënë se është e qartë se ka videolojëra që janë të dhunshme.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë e ndalimit të tyre. Në të njëjtën kohë, presidenti francez mbështeti shkurtimin e orëve të mësimdhënies në shkolla dhe rritjen e pushimeve për nxënësit, në mënyrë që ata të mund t’i kushtojnë më shumë orë aktiviteteve sportive dhe kulturore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026