Pas seancës së dështuar, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për konstituim

19 Prill 2025 | 08:11

Këtë të shtunë në orën 12:00, do të mbahet përpjekja e tretë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Një ditë përpara kësaj seance, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të qartë nëse partia e tij ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për miratimin e raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve dhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Seanca e fundit përfundoi pa ndonjë rezultat, pasi mungoi një marrëveshje mes partive gjatë konsultimeve të thirrura nga kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari. Ky i fundit nuk e vuri fare në votim raportin, veprim që nga opozita u cilësua si shkelje e procedurave parlamentare. Partia fituese Vetëvendosje dhe subjektet e tjera shqiptare po akuzojnë njëra-tjetrën për pengesat që po i bëhen procesit të konstituimit të Kuvendit.

Vetëvendosje, e cila ka dalë fituese me 48 ulëse, ka ende nevojë për të paktën edhe 13 vota për të arritur të formojë qeverinë. Ka pasur zëra për një marrëveshje të mundshme me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, që ka tre deputetë, por deri më tani, asnjëra palë nuk e ka konfirmuar publikisht një bashkëpunim të tillë. Kurti thuhet se po kërkon mbështetje edhe nga deputetët e komuniteteve joserbe.

Seanca do të rifillojë sot shtunën në orën 12:00, dhe mbetet të shihet nëse kësaj here do të ketë ndonjë përparim konkret.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026