Pas Sorejas, 8 bebe të tjera pritet të vijnë në jetë falë Fekondimit In-Vitro

18 Dhjetor 2024 | 17:28

Pas Sorejas, bebit të parë që lindi falë fekondimit invitro të ofruar falas nga shteti në maternitetin “Koço Gliozheni” , 8 bebe të tjera pritet të vijnë në jetë me anë të së njëjtës procedurë.

Për çiftet që e kanë të pamundur të kenë fëmijë për shkak të infertiliteti, qeveria ka miratuar buxhetin për 100 rastet e para, dhe aplikantët duhet të ndjekin sistemin e referimit.

Në një intervistë për Euronews Albania, drejtori i maternitetit “Koço Gliozheni”, Genci Hyska, zbulon se Soreja, e cila erdhi në jetë në 10 dhjetor, është vetëm bebi i parë, ndërsa Qendra e Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar ka mundur të realizoj procedurën tek disa nëna.

Mjeku obstetër gjinekolog, Blerti Çami, i cili, realizoi fekondimi invitro të bebit të parë dhe ndoqi rasti, rrëfeu se pacientia, plotësoi të gjitha kriteret për të përfituar falas procedurën e riprodhimit të aistuar e cila rezultoi e sukseshme që në fillim.

Proceduara e fekondimit invitro, financohet nga shteti, por pacientet duhet ti referohen sitemit të referimit dhe të plotësojnë kriteret.

Aktualisht, shteti ka finacuar paketën për 100 rastet e para dhe cdo gruaje që plotëson kriteret, nisur nga mosha që është në 42 vjec, ju ofrohet falas 2 herë procedura e fekondimit invitro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Metani në Kuvend: Janë trajtuar 1,635 ankesa gjatë vitit 2025, sfidë mbeten vonesat në drejtësi

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, paraqiti këtë të martë në Komisionin për Çështjet Ligjore raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2025,...
17:43 | 30/06/2026

Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Janë liruar tre nga personat e shoqëruar nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit. Mes të liruarve janë Dritan...
17:13 | 30/06/2026

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
17:07 | 30/06/2026